Sport
Barcelona arkëton tri pikë me rikthim në rezultat kundër Valencias, ngritet në tabelë
Demokracia
22:53 | 17 Tetor 2021

Share:

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Valencias, në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

“Katalunasit” triumfuan 3-1 kundër Valencias në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Demokracia.com.

Mysafirët e nisën furishëm pasi në minutën e pestë Gaya realizoi super gol nga distanca.

Megjithatë, Barcelona u rikthye shpejt në lojë kur Fati shënoi tetë minuta më vonë.

Depay u përkujdes për përmbysjen e rezultatit në minutën e 41, ndërkohë për rezultatin final u përkujdes Coutinho pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Barcelona me këtë fitore  ngritet në vendin e shtatë me 15 pikë, ndërsa Valencia është i nënti me 12 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme