Sport
Barazoi në finish me Prishtinën, kjo është deklarata e Ismet Munishit, ka disa fjalë edhe për gjyqtarin
Demokracia
18:44 | 16 Shtator 2021

Share:

Derbi dramatik i javës së katërt mes Prishtinës dhe Gjilanit është mbyllur pa fitues, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi baras, 1-1.

Mysafirët arritën ta barazonin rezultatin në minutën e gjashtë shtesë (90+6), me anë të Albert Dabiqajt.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi, për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh:

“Ishim me dhjetë lojtarë me disavantazh dhe i gëzohem karakterit duke mos u dorëzuar. Jemi me fat që shënuam, kemi mundur që mos ta shënonim, por më pëlqen lufta që e bën lojtarët e mi dhe ajo ka rendësi.

Prishtinën e kemi rival, pika e parë është që rivalin e ndalëm në vendin e tyre dhe tani kemi përparësi tjetër kur do të luajmë në Gjilan.

Penalltinë nuk e diskutoj. Gjithmonë ndaj meje ka pasur penallti. Dardani [Çaka] është ndër më të mirët, mirëpo kjo puna e penalltive është tepruar” , ka deklaruar Munishi. /Demokracia.com

Të ngjashme