Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll kundër Ferizajt.
Nënkampionia e Kosovës barazoi 1:1 me ekipin e inkuadruar së fundmi në elitë në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu tha se përkundër barazimit, futbollistët e tij bënë ndeshje të madhe. Nuhiu shtoi se atyre po u munguan konkretizimi i rasteve.
“Realisht bëmë ndeshje të madhe. Më vjen keq për pikët e lëna në këtë stadium. Krijuam shumë. Të krijosh aq shumë dhe të mos shënosh, vjen ai rregulli kur nuk shënon pëson. Shumë po krijomë. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi në fazën e sulmit.
“Kemi lënë pikë, të cilat duhet ti rikuperojmë në ndeshjet e radhës. Kemi pasur paraqitje të mirë, por ka munguar konkretizimi”, ka thënë Nuhiu për Art Sport.
Drita ka pesë pikë në vendin e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Ferizaj ka dy pikë në vendin e parafundit./Demokracia.com/