Sport
Barazimi me Trepçën ’89, Ilir Daja refuzon të prononcohet për media
Demokracia
15:24 | 30 Nëntor 2022

Share:

Trepça ’89 dhe Ballkani kanë ndarë pikët në takimin e shtyrë që i takoi xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë u mbyll 1:1, raporton Demokracia.com.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i suharekasve, Ilir Daja ka refuzuar të prononcohet për ArtSport.

Me këtë pikë, Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 34 pikë, katër më pak se Drita lIdere.

“Minatorët” janë të parafundit me 19 pikë.

Kjo përballje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Të ngjashme