Drenica ka marrë një pikë të madhe në luftë për mbijetesë në ndeshjen me rivalin direkt për t’i ikur zonës së barazhit, Malishevës.
Malisheva dhe Drenica luajtën 0:0 pas 90 minutave lojë në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas ndeshjes tha se skuadrës së tij i mungoi vetëm goli dhe se fusha në Malishevë i penalizoi në disa raste.
“Ndeshjen ashtu siç e kishim përgatitur, e kemi luajtur në bazë të kundërshtarit që e kemi. Ndoshta fusha në disa situata na ka penalizuar, sepse për Malishevën, kjo fushë është në interes të tyre. Këtu i kryejnë stërvitjet dhe lojët. Jam i kënaqur me mënyrën si e kemi nisur ndeshjen, djemtë kanë dhënë gjithçka nga vetja, në të gjitha aspektet. Kemi pasur disa raste, por në këto ndeshje, presioni është te lojtarët. Ju kam thënë që ta marrin ndeshjen me sportivitet dhe të mos i ikim stilit tonë të lojës. Na mungoi vetëm goli. Është dashur të kemi guxim dhe të jemi më agresiv. Por, Malishevën e përgëzoj sepse ka bërë paraqitje të mirë”, u shpreh Lushtaku për Art Sport./Demokracia.com/