Sport
Barazimi me Leipzig, Guardiola mori një vendim që ndodh rrallë në futboll, tregon edhe arsyen
Demokracia
08:41 | 23 Shkurt 2023

Share:

Lojtarët e Leipzig dhe Manchester City kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, andaj vendimi për skuadrën çerekfinaliste do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Etihad” më 14 mars.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte dukshëm më e mirë në pjesën e parë, ku dominoi absolutisht, por Leipzig i befasoi në të dytën, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i skuadrës gjermane, bëri një ndryshim në formacion në fillim të pjesës së dytë të lojës, më pas një tjetër në minutën e 66-të dhe më pas, pas barazimit në minutën e 70-të që shënoi përfaqësuesi kroat Gvardiol.

Nga ana tjetër, vendimi i Pep Guardiolës, i cili vendosi të mos bëjë ndryshim në këtë ndeshje, ishte i pabesueshëm.

Ai vendosi t’i kalojë të gjitha 90 minutat në fushë me të njëjtët 11 lojtarë që e nisën ndeshjen, gjë që është e padëgjuar në një ndeshje të këtij niveli, si në Ligën e Kampionëve.

E kur gazetarët i kërkuan të shpjegonte arsyet për këtë, Guardiola reagoi me tërbim.

“Unë jam trajner dhe luaj si të dua. Unë vendos nëse do të bëj ndryshime apo jo. Është kaq e thjeshtë”, tha Guardiola./Demokracia.com/

Të ngjashme