Sport
Barazimi kundër Ferizajt, Shotani: Në shtëpi të kënaq vetëm fitorja
Demokracia
17:17 | 04 Shtator 2022

Share:

Drenica nuk ka arritur më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së pestë kampionale në elitën e futbollit kosovar.

“Kuqezinjtë” barazuan pa gola 0-0 me Ferizajn në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, shkruan Demokracia.com.

I zhgënjyer me barazimin në shtëpi ka qenë trajneri i Drenicës, Bekim Shotani.

“Mendoj se në ndeshjet si vendës, vetëm fitorja të kënaq. Barazimin nuk e kërkuam. E kërkuam fitoren nga fillimi. Kundërshtari luajti lojë zonale, lojë të mbrojtjes. Kërkuam golin nëpërmjet krahëve, me topa në thellësi. Më pas u desh të krijonim aksione me mbrojtës të krahut, por nuk ia arritëm qëllimit. Në pjesën e dytë avancuam edhe me një lojtar më shumë në zonën e kundërshtarit dhe dërguam më lartë një mesfushor, por përsëri nuk ia arritëm të shënonim. Rezultati ishte baras, por në aspektet statistikore dominuam”, ka thënë Shotani për ArtSport.

Drenica ka pesë pikë në vendin e gjashtë, ndërkohë Ferizaj ka tubuar vetëm tri pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë./Demokracia.com/

Të ngjashme