Sport
Barazimi i dhimbshëm me Cadizin, futbollisti i Barcelonës shihet duke qarë pas ndeshjes
Demokracia
15:18 | 22 Shkurt 2021

Share:

Mbrojtësi i Barcelonës, Klement Lengle, u pa duke qarë në makinën e tij pas barazimit 1:1 të Bacrelonës në La Liga ndaj Cadizit ditën e djeshme.

Skuadra spanjolle por edhe futbollisti francez po kalon një kohë të mundimshme në “Nou Camp”.

Ekipi i Ronald Koeman që tani ka humbur gjitha gjasat për titull, objektiv të vetëm e ka për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi francez, ishte shkaktar i penalltisë e cila solli golin e barazimit të Cadizit. Një mbrëmje zhgënjyese për Lengle, i cili gjatë përballjes me fansat e Barcelonës, nuk i kurseu lotët brenda makinës së tij.

Ky moment është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale. /Demokracia.com

 

Të ngjashme