Sport
Barazim pas dhjetë humbjeve radhazi, rivali i Shqipërisë merr pikën e parë të Ligës së Kombeve
Demokracia
11:40 | 03 Qershor 2022

Share:

Izraeli dhe Islanda nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në Haifa, duke i dhënë kështu Kombëtares shqiptare një mundësi shumë të mirë në Grupin 2 të Ligës B.

Për Islandën, kjo ishte një pikë historike në këtë kompeticion, duke u bërë barazimi i parë që arrin në Ligën e Kombeve.

Në 10 sfida që përfaqësuesja e Islandës që ka luajtur në këtë kompeticion, u desh edicioni i tretë që të merrej pika e parë.

Sfida tjetër e Islandës do të jetë përballë Shqipërisë, në Rejkjavik. /Demokracia.com

Të ngjashme