Lajme
“Barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive…” | Si e shkatërroi Kurti me superkëshilltarin Ligjin e Pagave, që paguhet 7,500 euro në muaj?
Demokracia
14:46 | 25 Nëntor 2023

Share:

“Me këtë sistem të ri dhe vlera të reja të kompensimeve ne kemi synuar dhe mbërritur disa objektiva bazë. Barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve”.

Këto janë shtyllat kryesore të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Republikën e Kosovës, të cilat u mbrojtën më 1 shkurt të vitit 2023 nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur në mbledhjen e Qeverisë caktoi vlerën monetare të koeficientit, 105 euro, shkruan Demokracia.com.

“Barazia”, “ndershmëria”, “ngushtimi i hendekut mes zyrtarëve të lartë dhe punëtorëve të thjeshtë”, të cilat i proklamonte me zë të lartë kryeministri Kurti, nuk kanë më kurrfarë kuptimi nga data 20 qershor 2023, kur Gani Jakupi siguron kontratë si Këshilltar i Jashtëm për Çështje Kulturore dhe Mediave me një pagë të majme me Qeverinë e Kosovës, në këtë rast Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

https://demokracia.com/donika-gervalla-dhe-ambasadori-agron-bajrami-angazhojne-keshilltar-me-rroge-7-500-euro-ne-muaj/

7,500 euro në muaj është vlera mujore e kësaj kontrate. Kontrata pesë faqëshe, që përmban pjesën kryesore me tri fletë dhe dy me një aneks-kontratë, e obligon z.Gani Jakupin qe merr 7,500 euro pagë mujore nga Kosova, që të angazhohet kryesisht në: takime me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh, etj.

Përveç pagës mujore, Jakupit i mbulohen nga buxheti i Republikës së Kosovës, edhe shpenzimet e takimeve me gazetarë e artistë. / Demokracia.com /

Të ngjashme