Sport
Baras pas pjesës së parë, Gjilani 45 minuta larg kualifikimit ndaj Liepajas
Demokracia
16:50 | 14 Korrik 2022

Share:

Me barazim ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e kthimit midis Liepajas dhe Gjilanit.

Rezultati në 45 minutat e para ishte i pandryshuar 0-0 në stadiumin “Daugavas Stadions” në Letoni, shkruan Demokracia.com.

Frakisoni i parë i lojës u karakterizua me lojë kryesisht në mesfushë, me dy skuadrat që tentonin përmes disa gjysmë rasteve.

Yll Hoxha tentoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 12-të, por goditja e tij u devijua dhe shkoi në korner.

Vendasit patën dy raste nga afërsia, por Enea Koliçi reagoi me kohë dhe evitoji rrezikun.

Me këtë rezultat, Gjilani është në avantazh edhe pas ndeshjes së parë 1:0 në Prishtinë.

Skuadra që kualifikohet tutje pas ndeshjes do të përballet në rrethin e dytë me ekipin zviceran, Young Boys./Demokracia.com/

Të ngjashme