Lajme
Barack dhe Michelle Obama marrin vaksinën kundër COVID-19
Demokracia
17:42 | 11 Mars 2021

Share:

Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe ish-Zonja e parë, Michelle Obama, kanë marrë sot vaksinën e parë kundër COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Michele Obama ka bërë të ditur se kjo është më e mira që mund të bëjë dikush për ta mposhtur virusin, i cili po merr jeta të njerëzve çdo ditë në mbarë botën, shkruan Demokracia.com

“Unë dhe Barack jemi krenarë që kemi marrë vaksinën kundër COVID-19. Kjo është më mira që mund të bëjmë për ta mposhtur virusin, shpresoj që do t’iu kthehemi gjërave që kemi lënë pas dhe na kanë munguar. Vaksinimi do t’i mbrojë jetët dhe ajo jetë mund të jetë e juaja”, ka shkruar Obama. /Demokracia.com/

Michelle Obama ka publikuar edhe fotografinë e saj duke marrë vaksinën:

 

Të ngjashme