Lajme
Banorët pengojnë punimet e fabrikës së çimentos në Klinë, pretendojnë se është toka e tyre
Demokracia
23:06 | 11 Tetor 2022

Share:

Ngjitur me parcelën, ku pritet të ndërtohet fabrika e çimentos, kompania “Wallingford Internacional Kosovo” ka marrë me qira nga AKP-ja dy parcela në Dollc të Klinës.

Aty, kjo kompani ka planifikuar të bëjë shpimet, për të zbuluar nëse ka guri gëlqeror, plan i cili mori aminin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Megjithatë, ky plan po pengohet nga banorët e fshatrave përreth, të cilët dalin në vendngjarje sa herë që ndizen makineritë.

LEXO EDHE: 

Tensione në Klinë| Protestuesit kërkojnë të futen në komunë, kryetari Elezaj gjendet në Turqi

Ata pretendojnë se është toka e tyre dhe se nuk do të lejojnë që të vijë dikush nga komunat përreth për të punuar aty.

Pavarësisht që AKP-ja ka vendosur ndryshe, banorët thonë se kjo parcelë mund t’i jepet në shfrytëzim vetëm kompanisë “Benita”, e cila e ka selinë në Gremnik të Klinës.

“S’ki me marrë këtë tokë, sot e 100 vjet. Qe ku e kemi Beniten, vjen investon….”, thotë njëri nga banorët.

LEXO EDHE:

Ekspertët tregojnë se çfarë dëme sjellë ndërtimi i fabrikës së çimentos në Klinë

Sipas informacioneve që KIKS Kosova ka marrë në AKP, kompania “Benita” ishte ofertues për blerjen e pronës, ku pritet të ndërtohet fabrika e çimentos, për të cilën ofroi 461 mijë euro.

Banorët kundërshtojnë edhe ndërtimin e fabrikës, pavarësisht vendimeve dhe licencave të KPMM-së, duke kërkuar që pronari i kompanisë t’i largojë të gjitha makineritë nga aty.

LEXO EDHE: 

Fabrika e çimentos në Klinë| Elezaj akuzohet se mori anën e investitorëve dhe shpërfilli qytetarët

Të ngjashme