Lajme
Banorët nuk po gjejnë qetësi, derrat e egër po pushtojnë kryeqytetin
Demokracia
11:39 | 24 Dhjetor 2022

Share:

Në veri të Romës është ngritur një alarm për derrat e egër.

Banorët e lagjes Serpentara , një zonë e rrethuar me gjelbërim, folën për këtë cështje duke thënë se kafshët e egra kanë pushtuar qytetin.

“Këtu derrat e egër po rimarrin territorin e tyre. Ne i takojmë çdo ditë si në mbrëmje ashtu edhe gjatë ditës. Ne lëmë mbeturinat në tokë, ndërsa për ta është si një banket i shtruar.”

Jo vetëm Serpentara, por edhe në Piazza Mazzini disa banorë filmuan një familje me derra të egër që enden nëpër tezgat e tregut të lagjes.

Banorët thanë se janë të shqetësuar për amendamentin e projektligjit buxhetor, miratuar nga mazhoranca dhe që do të lejonte vrasjen e specieve të kafshëve të egra edhe në zonat e ndaluara për gjueti, duke përfshirë zonat e mbrojtura dhe ato zonat urbane.

“Është një problem që duhet zgjidhur. Ne jemi të shqetësuar se çfarë do të ndodhë pas amendamentit, pasi nuk mund të jetë zgjidhje t’i japësh një pushkë në dorë një qytetari. Amendamenti sigurisht që nuk do të ndihmojë, pasi mund të ndodhin aksidente nga njerëzit që nuk dinë të përdorin armët.”

Të ngjashme