Lajme
Banorët e Donetskut nisin festimet pas pranimit nga Rusia
Demokracia
22:27 | 21 Shkurt 2022

Share:

Banorët e Donetskut dolën në rrugë për të festuar njohjen e pavarësisë së DNR dhe LNR të vetëshpallur, nga Rusia.

Sipas agjencisë RIA Novosti, ata janë duke valëvitur flamujt rusë dhe duke hedhur fishekzjarrë, transmeton Demokracia.com.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sonte dekrete për njohjen e republikave të vetëshpallura në Ukrainën lindore.

Ky akt i Putinit u dënuar nga të gjithë, derisa shihet si provokim i Rusisë që të nis pushtimin e pjesës tjetër të Ukrainës. /Demokracia.com/

Të ngjashme