Sfidat strukturore rrezikojnë ta pengojnë zhvillimin e Kosovës drejt një rritjeje më të qëndrueshme dhe uljes së varfërisë, pavarësisht një performance realtivisht të mirë gjatë vitit 2024, sipas raportit të Bankës Botërore. Për më tepër, vonesat në formimin e një qeverie të re, vlerëson raporti, mund të ndikojnë “negativisht në investime dhe në zbatimin e agjendës së reformave strukturore.”
menaxhim fiskal i disiplinuar dhe nga një konsolidim buxhetor i qëndrueshëm – për të cilat ish-qeveria Kurti bënte fjalëkryq propagandistik – këto arritje, vlerësohet në raport, mbeten sipërfaqësore përballë sfidave të mëdha strukturore.
Varfëria mbetet e lartë dhe e përhapur në mënyrë të pabarabartë, teksa niveli i ulët i pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe pabarazitë gjinore vazhdojnë të jenë ndër pengesat kryesore për reduktimin e varfërisë, vlerëson raporti “Përshtatja për Rritje të Qëndrueshme”.
“Pavarësisht një tendence në rënie, varfëria mbetet e lartë dhe karakterizohet nga dallime të mëdha rajonale. Varfëria është më e përhapur tek personat me nivel më të ulët arsimimi dhe familjet me fëmijë, prandaj përshpejtimi i akumulimit të kapitalit njerëzor mbetet një përparësi.” – thuhet në raport.
Sipas raportit, shkalla e punësimit në vend mbetet e ulët, nën 37 për qind, duke reflektuar probleme strukturore të thella, përfshirë pjesëmarrjen e ulët në tregun e punës, mospërputhjen e aftësive me kërkesat e tregut dhe pabarazitë gjinore.
Në vitin 2024, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore në Kosovë u rrit lehtë në 41.6 për qind, por, sipas Bankës Botërore, mbetet dukshëm më e ulët në krahasim me vendet fqinje si Shqipëria dhe Mali i Zi, ku kjo shkallë mesatarisht arriti në 63.7 për qind.
Në këtë kontekst, raporti vlerësonse pjesëmarrja dhe punësimi i ulët në fuqinë punëtore, veçanërisht tek gratë, “mbeten pengesa kyçe për reduktimin e varfërisë.”
Përveç kësaj, zhvillimi i sektorit privat mbetet i kufizuar për shkak të mungesës së qasjes në financa dhe mungesës së dinamizmit të ndërmarrjeve.
Ndonëse sektorë si teknologjia e informacionit dhe shërbimet e biznesit kanë nisur të japin shenjat e para të diversifikimit ekonomik, për të krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat dhe për të rritur konkurrueshmërinë, nënvizohet nevoja e “diversifikimi të mëtejshëm të bazës prodhuese dhe eksportuese.”
Në kontekstin global, Kosova mbetet gjithashtu e varuar ndaj faktorëve të jashtëm, si ngadalësimi i rritjes në Bashkimin Evropian dhe lëvzijet në tregjet ndërkombëtare.
Në fund, raporti paralajmëron se pasiguritë politike që burojnë nga vonesat në formimin e institucioneve qeverisëse “rrezikojnë të thellojnë stagnimin ekonomik dhe të shkatërrojnë shpresat për reforma të thella.”