Lajme
Banka Botërore vlerëson 60 miliardë dollarë dëme në infrastrukturën e Ukrainës
Demokracia
06:54 | 22 Prill 2022

Share:

Banka Botërore ka thënë se një vlerësim i hershëm tregon se dëmet fizike në ndërtesat dhe infrastrukturën e Ukrainës nga lufta kishin arritur afërsisht 60 miliardë dollarë.

Ky vlerësim nuk përfshin kostot ekonomike në rritje të luftës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass përmes një konference bëri të ditur se shuma do të vazhdojë të rritet, për aq sa  vazhdon lufta,

Në fjalimin e tij virtual, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se vendit i duheshin rreth 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike tani dhe qindra miliarda dollarë për të rindërtuar të gjitha këto.

Tutje, Zelensky u kërkoi vendeve që kanë vendosur sanksione dhe ngrirje mbi asetet ruse që t’i përdorin ato para për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

Të ngjashme