Lajme
Banesë, veturë dhe mbi 1 mijë euro të tërhequra nga Trusti, kjo është pasuria e Alban Krasniqit
Demokracia
18:18 | 24 Shkurt 2023

Share:

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga sot do të mbajë një pozitë të re, si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. I njëjti, rrjedhimisht, do të ketë edhe një pagë të re, por cila është pasuria e tij?

Në gusht të vitit 2022, Krasniqi ishte emëruar këshilltar në Ministrinë e Administrimit Lokal, dhe nuk ka deklaruar ende pasurinë për këtë vit.

Megjithatë, në dorëzimin e pasurisë për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsion, Krasniqi kishte treguar se i mban dy pozita, si këshilltar komunal në Komunën e Malishevës dhe si kryetar i Komisionit Komunal të Aksionarëve në Stacionin e Autobusëve.

Krasniqi ka treguar se pasuri të paluajtshme ka një banesë prej 82.00 metra katrorë, në vlerë të 60 mijë euro, si dhe një tokë, me sipërfaqe 6.00 ari, në vlerë të 15 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, ai ka bërë të ditur se ka një veturë Seat, në vlerë të 9 mijë e 700 euro dhe se e njëjta, është në pronësi të përbashkët.

Para të gatshme, ai i ka deklaruar 1 mijë e 198 euro në një prej bankave, e të cilat i takojnë bashkëshortes.

Krasniqi ka treguar se merr të hyra vjetore nga Kuvendi Komunal në Malishevë rreth 3 mijë e 794 euro.

Ndërkaq, për bashkëshorten e tij, ministren Haxhiu, ai ka treguar se merr pagë vjetore 6 mijë e 673 euro, përcjell Nacionale.

Ai gjatë vitit kur u deklarua pasuria, ka treguar se ka pasur të hyra nga Trusti, rrjedhimisht, nga kursimet rreth 1 mijë e 054 euro.

Ndërkaq, Haxhiu duket se ka marrë pagë vjetore rreth 9 mijë e 800 euro në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe 2 mijë e 390 euro nga Trusti.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024