Lajme
Banesë luksoze, veturë e kursime mbi 200 mijë euro-Pasuria e ministres Rizvanolli
Demokracia
14:40 | 14 Qershor 2022

Share:

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar pasuri goxha të majme në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar se ka një banesë me sipërfaqe prej 91 metra katrorë, vlera e të cilës është 75 mijë e 500 euro.

Rizvanolli ka edhe një vetur të tipit Renault Kadjar të cilin e kishte blerë në vitin 2016 plotë 18 mijë euro.

Ministrja ka të kursime mbi 200 mijë euro nëpër banka kosovare e ndërkombëtare. Vetëm në ProCredit Bank ka të kursyer mbi 200 mijë euro, kurse në një bankë në Angli ka mbi 1 mijë 500 euro.

Nga pozita e ministres, Rizvanolli merri pagë vjetore 10 mijë 768 euro, kurse si mësimdhënëse në kolegjin Riinvest merr 5 mijë e 627 euro.

Po ashtu, Ministrja Rizvanolli merr mëdije nga ProCredit Bank mbi 2 mijë euro në vit.

Të ngjashme