Lajme
Banesë gati 200 mijë euro: Kjo është pasuria e vajzës së Veton Surroit që punon në Zyrë të Kryeministrit
Demokracia
20:10 | 05 Maj 2023

Share:

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për vitin 2022.

Sipas APK-së, Zojë Surroi, vajza e Veton Surroit, posedon një banesë afër 200 mijë euro, që sipas të dhënave është e trashëguar dhe që është në pronësi të përbashkët.

Tek paratë e gatshme, Zojë Surroi i ka të mbledhura 3 mijë 400 franga dhe 7 mijë e 679 dollarë, për të cilat posedon dy xhirollogari, njërën në Cyrih të Zvicrës dhe njërën në Cambridge të ShBA-ve.

Që t’i numërosh në euro i bije që para të gatshme, Surroi i ka 10 mijë e 418 euro.

Surroi gjithashtu merr pagë edhe nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, pasi që mbanë postin e këshilltares politike për media ndërkombëtare e kryeministrit Kurti, dhe sipas të dhënave paga e saj është 900 euro.

Të ngjashme