Lajme
Banda e trafikantëve shpërndante kokainë në Mikonos, drejtohej nga një shqiptar
Demokracia
17:11 | 08 Korrik 2022

Share:

Policia e Athinës, në bashkëpunim me oficerët e portit, u vunë në ndjekje tb një organizate kriminale. Ata ndoqën disa anëtarë të saj në udhëtimet e tyre bregdetare në ishullin kozmopolit, përgjuan bisedat e tyre në telefon dhe ndërhynë për ti kapur.

Banda e trafikantëve ishte e udhëhequr nga një shqiptar, i dënuar edhe më herët për drogë.

Sipas mediave greke kanë rënë në pranga 3 anëtarët e saj, mes tyre një shqiptar, të cilët trafikonin drogën në ishullin e njohur Mikonos.

Sakaq, janë sekuestruar 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë,  270,9  gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis etj.

Banda u shkatërrua pas një hetimi të plotë policor, ndërsa pjesëtarët e rënë në pranga transportonin sistematikisht drogë në ishull.

Të ngjashme