Sport
Balotelli s’ndryshon kurrë, poston fotografi duke kapur gjoksin e të dashurës
Demokracia
19:17 | 12 Prill 2022

Share:

Mario Baloteli nuk ndryshon kurrë me bëmat e tij në fushën e lojës e sidomos me ato jashtë. Futbollisti italian, i cili aktualisht luan në Turqi te Adana Demirspor, spikat sidomos me atë që bën në jetën e tij private, ku vazhdimisht ndërron modelet që ka si partnere.

E fundit, Françeska Monti, e cila e ka shoqëruar në Turqi në këtë periudhë, është bërë “viktimë” e një rrengu nga Baloteli i cili nuk ka ngurruar të postojë në rrjetet sociale një foto të veçantë me të.

Baloteli dhe Françeska kishin dalë për darkë në Stamboll bashkë me portierin italian Emanuele Viviano dhe gruan e këtij të fundit ndërsa sulmuesi ka “dokumentuar” gjithçka duke postuar foto të katërshes në rrjetet sociale.

Por më pas ai ka postuar edhe një foto shumë të veçantë vetëm me partneren e tij pasi në ato momente i kishte vënë duart asaj në gjoks.

“Kurrë mos e lësho” shkruante me humor sulmuesi në këtë foto. Një situatë të cilën edhe Françeska e ka përjetuar me humor, pasi e ka shpërndarë edhe ajo në rrjetet sociale./panorama

Të ngjashme