Balotelli rikthehet sërish të bëjë “Super Mario”-n, ku ka arritur të lërë përsëri gjurmë si në kohët kur aktivizohej te ekipet dhe kampionatet më të forta të Evropës.
Në ndeshjen ku skuadra e tij Adana Demirspor është mposhtur në Stamboll me rezultatin 3-2 ndaj Gallatasarayt, Baloteli ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 67′.
Një goditje perfekte në afërsi të trekëndëshit ku portieri Muslera nuk bëri dot asgjë për ta kapur atë top.
Ky ishte goli i 13-të i sulmuesit 31-vjeçari italian, i cili në 30 ndeshje me fanellën e skuadrës turke, Adana Demirspor ka dhuruar dhe 4 asiste në kampionat. /Demokracia.com