Sport
Baloteli i papërmirësueshëm: “Çmendet” pasi trajneri vendosi ta zëvendësojë, godet bashkëlojtarin
Demokracia
11:44 | 28 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi italian, Mario Baloteli nuk ndryshon kurrë!

Ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes, më së shumti për gjestet e tij jashtë fushës së blertë, se sa për atë ç’ka jep brenda saj.

Super Mario u bë protagonist ditën e djeshme, në sfidën kundër Konyasporit të Cikalleshit dhe Çekiçit, teksa goditi me grusht shokun e skuadrës në stolin e rezervës.

Baloteli u ndërrua nga trajneri në minutën e 56-të, sulmuesi 31-vjeçar e humbi tërësisht toruan dhe nisi të shpërthente në bankinë me veprime që tregonin qartësisht sesa keq po e përjetonte vendimin e trajnerit. Në nerva e sipër, italiani nuk I kurseu grushtet ndaj shokut që ndodhej pranë tij, për të zbrazur në një farë mënyre nervat. Për sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me shifrat e barabarta 1-1. /Demokracia.com

Të ngjashme