Sport
Ballkanin e uron edhe ish-trajneri që e drejtoi në stinorin vjeshtor
Demokracia
18:04 | 04 Maj 2022

Share:

Ballkanit ia ka uruar titullin e parë në histori edhe ish-trajneri që e drejtoi në stinorin vjeshtor, Bekim Isufi.

Barazimi i Gjilanit dhe Dritës në derbin e madh lokal (0:0) e ka shpallur Ballkanin kampion të Kosovës pak xhiro para fundit, raporton Demokracia.com.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook e ka uruar Ballkanin, duke filluar nga presidenti, Arsim Kabashin, shtabin teknik dhe gjithë lojtarët.

“Urime titulli kampion 2021-2022 FC Ballkani, Arsim Kabashi, shtabi teknik dhe të gjithë lojtarët”, ka shkruar Isufi.

Isufi ishte shkarkuar nga posti i trajnerit te Ballkani me t’u mbyllur stinori vjeshtor, kur Ballkani ishte dy pikë larg liderit.

Vendin e tij në stol e mori Ilir Daja i cili e arriti objektivin e klubit duke arritur titullin e kampionit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 21 Maj 2024