Sport
Ballkani udhëton me tërë artilerinë drejt Prishtinës, Isufi: Do ta japim maksimumin në fushë
Demokracia
11:59 | 26 Gusht 2021

Share:

Ballkani e ka nisur me barazim edicionin 2021/22 në elitën e futbollit kosovar. “Portokallezinjtë” në shtëpi të vetë u ndalën nga Dukagjini i Klinës me rezultat 2-2, ndonëse dy herë gëzonin avantazhin.

Kryetrajneri i Ballkanit, Bekim Isufi në një pronocim për Demokracia.com ka theksuar se kanë analizuar gabimet e asaj ndeshje, përkundër që sipas tij futbollistët kishin bërë një ndeshje të mirë.

Kemi analizuar takimin. Kemi bërë një ndeshje të mirë. Por gabime ka në futboll dhe ne do të mundohemi t’i përmisojmë ato në çdo seancë stërvitore”, deklaroi Isufi për të enjten për Demokracia.com.

Skuadrën nga Suhareka që synim ka trofetë, e pret një test tejet i vështirë edhe në këtë fundjavë kundër Prishtinës në kuadër të xhiros së dytë.

Trajneri gjilanas, Isufi në lidhje me këtë ndeshje ka theksuar se ata kanë përballë një ekip kampion, ndërsa ka konfirmuar se në dispozicion ka të gjithë lojtarët.

Megjithatë, shefi i shtabit teknik tha se futbollistët e tij do ta bëjnë të pamundurën në fushë.

Jemi të kompletuar. Kemi një kundërshtar kampion. Ne do të dalim në fushë ta japim maksimumin”, nënvizoi Isufi.

Bekim Isufi u zyrtarizua te Ballkani në korrik të këtij viti, ndërsa mori “timonin” pas largimit të Bledi Shkëmbit.

Isufi është stolisur me titullin kampion në edicionin 2018/19 sa ishte trajner i Dritës. /Demokracia.com

Të ngjashme