Sport
Ballkani ua mbyllë gojën lojtarëve para ndeshjes me Llapin
Demokracia
19:23 | 06 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Ballkanit të martën do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme për Kupën e Kosovës, ku ndeshet me Llapin, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe cilësohet si mjaftë e vështirë për skuadrën nga Suhareka.

Trajneri Bledi Shkëmbi, për ta mbajtur ekipin sa më të përqendruar ka vendosur rregulla në skuadër.

Demokracia.com nga burime të afërta me klubin mëson se lojtarëve iu është ndalur të deklarohen për medie, duke e sjellë kështu një standard të ri në ekipin suharekas.

Sido që të jetë Llapi e Ballkani, ndeshën të martën nga ora 13:00 dhe kjo pritet të jetë një sfidë shumë e luftuar dhe e paqartë deri në fund. /Demokracia.com

Të ngjashme