Sport
Ballkani u jep lajmin e ditës tifozëve për kryendeshjen me Dritën
Demokracia
16:18 | 26 Prill 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 31-të.

Kryendeshja e kësaj xhiro padyshim është në Suharekë me Ballkanin dhe Dritën që sfidohen për pikët e plota, shkruan Demokracia.com.

Ballkani me një fitore eventuale i afrohet edhe më shumë titullit, ndërsa për Dritën vetëm fitorja ia mban “gjallë” shpresat për titull.

“Portokallezinjtë” kanë marrë vendim që hyrja në stadium për këtë sfidë të jetë pa pagesë.

Kjo është konfirmuar edhe në njoftimin e klubit suharekas në faqen zyrtare në Facebook.

“Klubi ynë në ndeshjen e xhiros së 31-të do të përballet me FC Dritën. Ndeshja do zhvillohet të enjten nga ora 15:00 në Stadiumin e Qytetit-Suharekë. Të enjtën, të gjitha rrugët na çojnë në stadiumin e qytetit. Hyrja Falas”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Ballkani është lider me 66 pikë në tabelë, 11 më shumë se Drita dhe Gjilani kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar./Demokracia.com/

Të ngjashme