Sport
Ballkani triumfon në miqësoren e parë në Antalia, e mposht skuadrën kazake
Demokracia
17:20 | 16 Janar 2023

Share:

Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ku po qëndron për fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Kampioni i Kosovës triumfoi 1:0 ndaj skuadrës nga Kazakhistani, Kaysar, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm në këtë takim për “portokallezinjtë” e ka realizuar Meriton Korenica.

Ballkani është zhvendosur tash e disa ditë në qytetin bregdetar turk, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të zhvillojnë edhe disa ndeshje të tjera kontrolluese./Demokracia.com/

Të ngjashme