Sport
Ballkani thotë se s’kishte përvojë në Champions, premton rrugëtim më të gjatë në Ligën e Konferencës
Demokracia
16:05 | 13 Korrik 2022

Share:

Klubi i Ballkanit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka reaguar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

“Portokallezinjtë” u ndalën në rrethin e parë të kualifikimeve në ligën më prestigjioze evropiane për klube nga ekipi lituanez, Zalgiris, shkruan Demokracia.com.

Zalgiris triumfoi 1:0 në vazhdime në takimin e kthimit në shtëpi, duke fituar 2:1 me rezultat të përgjithshëm ndaj kampionëve të Kosovës.

Ballkani në postimin e lëshuar ka pranuar se i ka munguar përvoja në Ligën e Kampionëve, por që ka premtuar rrugëtim më të gjatë në Ligën e Konferencës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Te dashur tifoz,

Siç jeni njoftuar rrugetim i FC Ballkani-t në ligën e kampionëve është ndalur në ndeshjen e kthimit në Lithuania, mirëpo nga kjo kampanjë kemi mësuar shumë me ç’rast ju premtojmë se rrugëtimin në Europa Conference League do të përpiqemi të bëjmë sa më dinjtetshëm duke arritur rezultat sa më të mira.

E kuptojme mërzine e secilit qytetar të Kosovës dhe dëshirën e madhe për të ecur përpara, por kjo eshte hera e parë që klubi jonë del në garat Europiane prandaj ndoshta edhe nuk e kemi pas pervojen e duhur për të vazhduar tutje .

Ju falenderojmë për mesazhe të shumta dhe komente inkurajuese.

Na priftë e mbara ne Conference League./Demokracia.com/

Të ngjashme