Ballkani i Suharekës po hynë në vitin e tretë në kërkim të trofeve dhe daljes në garat evropiane.
“Portokallezinjtë” sot e nisin rrugëtimin në edicionin 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll me të njëjtin synim, fitimin e trofeve dhe daljen në garat evropiane, shkruan Demokracia.com.
E në prag të ndeshjes së parë të edicionit kundër Dukagjinit në Suharekë, presidenti i klubit, Arsim Kabashi i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të Suharekës.
Mesazhi i plotë i “Cimës” (pa ndërhyrje):
“Të dashur qytetarë të Suharekës
Me knaqësinë më të madhe jam duke drejtuar klubin e qytetit edhe për stinorin e ri.
Inspirimin e kam gjetur te Ju kur e shoh se sa me zellë dhe entuziazëm jeni duke përkrahur dhe dashur klubin në të gjitha mënyrat .
Sezonet e mëparshme na kanë sjell shumë emocione të ngërthyera, me gëzime për fitore, por edhe me hidhërim për humbjet, situata të cilat vetëm futbolli i dhuron,
Angazhimi dhe Investimi në sport, përkatësisht në futboll, kërkon shumë punë,vullnet dhe sakrifica për të cilën unë kam përkrahje të plotë nga familja ime, dhe do të vazhdoj të bëjë gjera të mira për qytetin tim, por gjithmonë duke e patur edhe përkrahjen tuaj ?.
Në sezonin 2021/2022 i cili po fillon sot, juroj të gjithëve shëndet dhe suksese duke shpresuar që klubit dhe qytetit do t’i sjellim vetëm rezultate kulminante dhe gëzime dhe në fund të kampionatit të dalim me rezultatet e kënaqeshme
Urime dhe suksese për klubin tonë, gjithashtu edhe për klubet e tjera të Superligës .
Na priftë e mbara Suharekë!
… e ku ka më mirë se në Vendlindje”. /Demokracia.com