Ballkani ka njoftuar se sot do ta mbajë një konferencë për media para ndeshjes së rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Zalgiris.
Në këtë konferencë do të flasin trajneri Ilir Daja dhe kapiteni i skuadrës, Edvin Kuç, shkruan Demokracia.com.
Konferenca e Ballkanit do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.
Ndeshja mes Ballkanit dhe ekipit lituanez, Zalgiris zhvillohet të martën (nesër) me fillim nga ora 20:00./Demokracia.com/