Sport
Ballkani shpëton një pikë ndaj Prishtinës, mbetet në garë për titull
Demokracia
17:08 | 04 Maj 2023

Share:

Kampioni në fuqi, Ballkani ka nxjerrë një pikë në ndeshjen e rëndësishme të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll kundër Prishtinës. Të enjten, në Suharekë, Ballkani ka luajtur 1:1 përballë Prishtinës që deri në fund të ndeshjes ishte në avantazh.

Golin e barazimit për Ballkanin, e shënoi sulmuesi Albion Rrahmani. Ai shënoi në minutën e katërt të kohës shtesë për rezultatin përfundimtar.

Me këtë barazim, Ballkani mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 63 pikë, tri më pak se Drita që është lidere.

Prishtina avancoi në fund të pjesës së parë nëpërmjet sulmuesit Leotrim Kryeziu, i cili shënoi nga afërsia pas asistimit të Shefit Shefitit.

Të ngjashme