Sport
Ballkani “shkatërron” Arbërinë, Shkëmbi ka dy fjalë për ndeshjen dhe për Dritën
Demokracia
15:57 | 11 Mars 2021

Share:

Skuadra e Ballkanit ka shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Arbërisë me rezultat 6:2 në kuadër të javës së 24-t në Superligë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i ka përgëzuar lojtarët pas ndeshjes, por ka thënë se ka vend për përmirësime.

“Nuk është asnjë mesazh për Dritën kjo fitore sot. Është një fitore e cila më pëlqeu. Më pëlqeu se si luajtëm. Pjesa e sulmit ia doli të shënojë. Pavarësisht rezultatit patëm disa probleme që duhet t’i përmirësojmë. Kam ardhur të punojmë me futbollistët dhe të arrijmë rezultate që synojmë. Në fund do t’i bëjmë llogaritë”, u shpreh Shkëmbi për “Art Sport”, pas ndeshjes.

Ballkani zë vendin e dytë me 51 pikë, kurse Arbëria është e teta me 26 pikë.

Në javë e ardhshme, Suharekasit do të zhvillojnë ndeshjen e rëndësishme me Dritën. /Demokracia.com

Të ngjashme