Sport
Ballkani shfrytëzon gabimin e Dritës, fiton në “Riza Lushta” dhe rikthehet në krye të tabelës
Demokracia
15:24 | 21 Mars 2021

Share:

Ballkani e ka shfrytëzuar për mrekulli barazimin e Dritës të shtunës, duke fituar sot ndeshjen e fundit në Superligën e Kosovës para ndeshjeve ndërkombëtare.

Në stadiumin “Riza Lushta”, Ballkani ishte mysafir i Trepçës ’89, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja që u zhvillua për javën e 26-të në Superligën e Kosovës i takoi suharekasve me rezultat të pastër, 0:2.

Mirlind Daku ia dhuron epërsinë Ballkanit ndaj Trepçës ’89 pas 45 minutash, feston para trajnerit të Kosovës Bernard Challandes

Mirlind Daku (’36) dhe Arbër Hoxha (’69) i shënuan golat e fitores për djelmoshat e Bledi Shkëmbit.

Ndryshe, këtë takim nga afër e përcolli edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes. /Demokracia.com

Të ngjashme