Sport
Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare
Demokracia
12:13 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Ballkani dhe Prishtina do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit për sezonin vjeshtor në Albi Mall Superligën e futbollit në Kosovë.

Dueli i sotëm është i mbetur nga ai i xhiros së 14-të, që ishte shtyrë shkaku i angazhimeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës është duke kërkuar fitoren në mënyrë që të marrë vendin e parë dhe të dal kampion vjeshtor në Albi Mall Superligë.

Vendasit në këtë takim vijnë pas fitores së thellë në udhëtim te Llapi 0-3, derisa me një fitore identike vije edhe Prishtina që ka mposhtur Trepçën ’89 në Mitrovicë.

Dy skuadrat duan vetëm tre pikët, pasi në këtë mënyrë do të kishin një pushim dimëror më të qetë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Ar.Thaqi, Jashanica, Dellova, Potoku, Kuc, Emërllahu, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.

Prishtina: Nika, Belica, Mici, Ramadani, Pllana, Bytyqi, Useini, Kryeziu, Krasniqi, Hoti, Uka.

Të ngjashme