Sport
Ballkani – Prishtina dhe Llapi – Drita, kryendeshjet e javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar
Demokracia
16:00 | 23 Tetor 2022

Share:

Fundjavën e ardhshme Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në program me ndeshjet e javës së 14-të.

Vëmendja kryesore do të jetë në dy përballjet që do të luhen në Suharekë dhe Podujevë, raporton Demokracia.com.

Ballkani dhe Prishtina do të sfidohen në stadiumin e qytetit në Suharekë, me dy ekipet që synojnë pikët e plota.

Drita viziton Podujevën për t’u ndeshur me Llapin e Tahir Batatinës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në takimet tjera, Dukagjini udhëton i motivuar te Gjilani, Malisheva pret 89-shin ndërsa Ferizaj kërkon këndelljen në shtëpi kundër Drenicës.

Orari dhe çiftet e javës së 14-të:

E shtunë:

Llapi – Drita

Ferizaj – Drenica

Malisheva – Trepça ‘89

E diel:

Ballkani – Prishtina

Gjilani – Dukagjini./Demokracia.com/

Të ngjashme