Ballkani ka përfunduar me sukses miqësoren e parë në Turqi, të cilën e zhvilloi sot.
Skuadra nga Suhareka ka mposhtur skuadrën e ligës së parë hungareze, Nyiregyhaza, me rezultat të thellë 6-1.
Golat për skuadrën kosovare i shënuan, Baftiu, Korenica, Rrahmani x2, Berisha dhe Bytyqi. Kjo është ndeshja e parë e Ballkanit nën drejtimin e trajnerit të sapoardhur nga Shqipëria, Ilir Daja.
Suharekasit janë të vendosur në Antalya, ku po zhvillojnë fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar. /Demokracia.com