Ballkani ka pësuar humbje të hidhur në fundjavë në stadiumin “Zahir Pajziti” në Podujevë.
Në kuadër të javës së 22-të në elitë, Ballkani u mposht nga Llapi me rezultat minimal 1:0, shkruan Demokracia.com.
Kjo humbje ia humbi kreun e tabelës skuadrës që drejtohet nga Bledi Shkëmbi.
Gjatë ditës së sotme, Ballkani në rrjetin social “Facebook” e quan “betejë të humbur” këtë humbje, por jo edhe “luftë” të tillë.
“Një betejë e humbur, për një luftë më të fortë. Humbje e dhimdshme në Podujevë. Llapi – Ballkani 1:0. Na priftë e mbara në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Ballkani.
Ndryshe, në kuadër të javës së 23-të, Ballkani e pret në shtëpi Drenicën e Bledar Devollit. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/fcballkani/photos/a.1872570076314035/2856562604581439/