Skuadra e Ballkanit ka vazhduar me performancë të mirë në ndeshjet miqësore që i ka zhvilluar në Antalia gjatë fazës përgatitore, shkruan Demokracia.com.
Suharekasit kanë shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj MFK Ruzomberok, skuadër kjo që garon në Superligën e Sllovakisë.
Edhe pse ishin në disavantazh, skuadra e Ilir Dajës u rikthye për të triumfuar në fund. Në miqësoren e fundit u paraqit edhe futbollisti Abdul Rahman Basit, cili është në fazë testuese me ekipin e Ballkanit.
Kujtojmë se portokallinjtë janë njëra nga tetë skuadrat e Superligës që fazën përgatitore e ka zhvilluar në tokën turke. /Demokracia.com