Sport
Ballkani nuk lejon befasi,  Gjilani i Munishit feston ndaj Feronikelit
Demokracia
16:52 | 10 Prill 2021

Share:

Dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll të zhvilluara në kuadër të javës së 28-të, ashtu siç është pritur kanë sjellë takime joshëse dhe mjaft interesante.

Ballkani ashtu siç është pritur e ka mposhtur Besën me rezultat 3:1, edhe pse në pjesën e parë hasi shumë në vështirësi duke luajtur baras 1:1, shkruan Demokracia.com.

Korenica shënoi dy gola ndërsa një e shënoi Gripshi për skuadrën nga Suhareka, ndërsa për Besën realizoi Qorri.

Ballkani më këtë fitore barazon pikët me Dritën e cila është në vendin e parë dhe nesër luan me Llapin.

Takimi tjetër i ditës së sotme ishte ai ndërmjet Gjilanin e Feronikelit, që u mbyll me vetëm një gol të shënuar. Progni realizoi golin e fitores për skuadrën e Ismet Munishit – Gjilanin, e cila ka mundur të fitojë më thellë sikur nga penalltia mos të dështonte Keita Rezak. /Demokracia.com

 

Të ngjashme