Sport
Ballkani niset për Turqi për fazën e dytë të përgatitjeve
Demokracia
09:57 | 12 Janar 2023

Share:

Ekspedita e kampionit të Superligës së Kosovës, Ballkani, është nisur drejt Turqisë për përgatitje.

Ekipi suharekas do të mbajë fazën e dytë të përgatitjeve për stinorin pranveror në qytetin bregdetar turk, Antalia, shkruan Demokracia.com.

Faqja zyrtare e klubit “portokalli” ka ndarë pamjet e futbollistëve në aeroportin e Prishtinës, para nisjes në Turqi.

Futbollistët e Ballkanit nën udhëheqjen e trajnerit Ilir Daja do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore në vazhdën e përgatitjeve.

Pak ditë më parë, Ballkani njoftoi zyrtarisht transferimin e yllit Ermal Krasniqi te CFR Cluj në Rumani.

Ndryshe, Ballkani në stinorin pranveror do të jetë në garë për dy trofetë.

Kupën e Kosovës, kundërshtar në 1/8 e finales e ka A&N. në Superligë, Ballkani është në garë për mbrojtjen e titullit, së bashku me Dritën e cila e synon titullin e katërt në histori.

Ballkani ka 38 pikë në pozitën e dytë, aq sa Drita lidere, por këta të fundit kanë goldallim më të mirë./Demokracia.com/

Të ngjashme