Sport
Ballkani mëson kundërshtarin e radhës në Ligën e Konferencës, nëse e eliminon La Fioritas
Demokracia
14:21 | 18 Korrik 2022

Share:

Është bërë hedhja e shortit për rrethin e tretë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Ballkani, kampioni i Kosovës në futboll ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në rrethin e tretë, nëse arrin të eliminojë ekipin e La Fioritas, shkruan Demokracia.com.

“Portokallezinjtë” nëse kualifikohen në rrethin e tretë do të përballen me fituesin e takimit Sutjeska – Klaksvik.

Ballkani ishte me fat, pasi ka shmangur përballjet me ekipe si Lech Pozan e Hibernians./Demokracia.com/

Të ngjashme