Sport
Ballkani me video afër 5 minutëshe falënderon Baftiun
Demokracia
15:43 | 01 Qershor 2022

Share:

Ballkani të martën mbrëma e zyrtarizoi largimin e Blend Baftiut nga skuadra.

Baftiu dhe Ballkani i dhanë fund aventurës katërvjeçare pas kohë pasi u shpallën me titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

“Portokallezinjtë” një ditë pas zyrtarizimit e ka shpërndarë edhe një video falënderuese për Baftiun.

Ballkani në videon afër 5 minutësh ka shfaqur përformancat më të mira të Blend Baftiut gjatë aventurës së tij te suharekasit.

“Faleminderit super Blend Baftiu për çdo emicion të dhënë gjatë këtyre katër viteve rrugëtim se bashku”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Për ta parë videon duhet të klikoni KËTU./Demokracia.com/

Të ngjashme