Sport
Ballkani mbyll fazën përgatitore në Ohër, kthehet në Kosovë
Demokracia
21:34 | 28 Qershor 2022

Share:

Kampioni i Superligës, Ballkani është rikthyer në Kosovë pas fazës përgatitore në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Portokallezinjtë” kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Ohër para rikthimit në Kosovë, pak ditë para ndeshjes kundër Zalgiris në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Stërvitjet në Kosovë, Ballkani i vazhdon pas dy ditësh, bën të ditur faqja zyrtare e klubit.

Në fazën përgatitore në Ohër, Ballkani i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja ka zhvilluar katër ndeshje miqësore.

“Ekipi ynë sot përfundoi fazën përgatitore në Ohër dhe u rikthye në Kosovë. Stërvitjet anti Zalgiris do i vazhdojë të Enjten. Ne fazen pergatitore i zhvilluam 4 ndeshje miqësore”.

“Trajneri Ilir Daja është i kënaqur me formën që e gëzojne futbollistet dhe jemi super të gatshëm ta fillojmë rrugëtimin në Evropë”.

“Ju premtojmë paraqitjen më të mirë të mundshme nga ekipi ynë, do ta prezantojmë denjësisht Ligen elitare të futbollit Kosovar në futbollin evropian”, thuhet në njoftimin e klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme