Ballkani i Suharekës synon ta vazhdojë ecurinë pa humbje në gjashtë xhirot e para të Superligës së Kosovës në futboll.
“Portokallezinjtë” javën e shtatë në elitë kanë përballë skuadrën e Faruk Elshanit, Feronikelin, shkruan Demokracia.com.
Futbollistët e udhëhequr nga trajneri gjilanas, Bekim Isufi kanë mbyllur përgatitjet e fundit para kësaj sfide.
Faqja zyrtare e Ballkanit ka ndarë disa pamje të stërvitjes së sotme e cila ishte e fundit para takimit.
Ballkani dhe Feronikeli do të sfidohen mesvete në stadiumin e qytetit në Suharekë të mërkurën nga ora 15:00.
“Xhebrailat” janë lider në tabelë me 12 pikë, ndërkohë “Industrialistët” pozicionohen në vendin e shtatë me gjashtë pikë gjithsej. /Demokracia.com