Sport
Ballkani – Lincoln Red Imps, gjyqtarët suedez do ta ndajnë drejtësinë
Demokracia
13:31 | 07 Gusht 2023

Share:

Ballkani është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur ende në garat evropiane.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës dhe përballë ka skuadrën Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Dueli i parë mes Ballkanit dhe Lincoln Red Imps do të zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

E shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar tanimë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë.

Suedezi Kristoffer Karlsson është gjyqtari kryesor në këtë sfidë me ndihmësit Simon Kristensson dhe Mark Josef.

Të ngjashme