Sport
Ballkani kryen stërvitjen e fundit para sfidës me Sivassporin, grupit i bashkohet edhe kapiteni Edvin Kuq
Demokracia
18:15 | 12 Tetor 2022

Share:

Ballkani e ka kryer edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes kundër Sivassporit në Ligën e Konferencës.

Ballkani dhe Sivasspor përballen të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit G, shkruan Demokracia.com.

Lojtarët e Ballkanit kanë kryer stërvitjen në fushën e Kampit Nacional në Hajvali.

Grupit të futbollistëve në stërvitje i është bashkuar edhe Edvin Kuq i cili po vuan nga një lëndim.

Ky i fundit ka shumë pak gjasa të paraqitet kundër Sivassporit, me lajmin që e ka konfirmuar edhe kryetrajneri Daja në konferencën e sotme për media.

Faqja zyrtare e klubit suharekas ka publikuar pamjet e stërvitjes së sotme./Demokracia.com/

Të ngjashme