Sport
Ballkani kryen stërvitjen e fundit, gati për ndeshjen e madhe në Podujevë
Demokracia
12:47 | 08 Shkurt 2021

Share:

Ballkani është gati për ndeshjen e madhe që e zhvillon nesër ndaj Llapit në kuadër të Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Llapi e Ballkani përballen në kuadër të 1/8 së finales së Kupës në futboll e cila pritet me shumë kërshëri.

Ballkani sot ka kryer stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje të madhe derisa atmosfera në kampin “portokalli” dukej shumë e mirë.

Lajmi i mirë për trajnerin Bledi Shkëmbi është se gjithë futbollistët i ka në dispozicion dhe asnjë nuk ka shfaqur shqetësime kështu që nesër drejt Podujevës, Ballkani udhëton me ekipin më të mirë.

Ndeshja Llapi – Ballkani zhvillohet  në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme