Kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fundin e edicionit 2020/2021 në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani i Suharekës ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 58 pikë, tri më pak se Drita që është lidere e kampionatit, shkruan Demokracia.com
“Portokallezinjtë” janë para “bardhekaltërve” me gola të shënuar. Ballkani është ekipi me më së shumti gola të shënuar deri në javën e 28-të, me plotë 62 golat.
Një nga më meritorët për golat e shënuar të Ballkanit ka edhe sulmuesi, Mirlind Daku që ka 26 gola gjithsej, njëherit golashënuesi më i spikatur i elitës së futbollit kosovar.
Vendin e dytë sa i përket realizimeve e ndajnë Drita dhe Prishtina me nga 46 të tilla.
Besa, skuadra që tashmë është me një këmbë në Ligën e Parë të Kosovës është skuadra që ka realizuar më së paku gola në portat kundërshtare, me vetëm 21 gola.
Drenica është ekipi që ka vetëm dy gola më shumë se Besa të realizuar.
Ndryshe, Ballkani dhe Besa u takuan javën që lamë pas në Suharekë dhe përfundoi me fitoren e nikoqirëve 4:1. /Demokracia.com